Shkodranët në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Futboll

Shkodranët në gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë

Më: 6 mars 2024 Në ora: 20:19
Vllaznia

Vllaznia ka shkatërruar në “Loro Boriçi” skuadrën e Erzenit me shifrat 6-1, ndërsa rezultati i përgjithshëm është 7:3.

Vllaznia kaloi në avantazh dy herë, duke shënuar me Malën në minutën e 13’ dhe me Bekim Balën në minutën e 46’.

Gjatë pjesës së dytë, shkodranët “lodhën” veten, pasi në minutën e 63’, Stojanoviç shënoi në portën e vetë dhe ndeshja shkoi në shtesa.

Por atje shkodranët filluan të luanin “pingpong”, pasi shënuan edhe 4 gola të tjerë. Gomes shënon tre herë, ndërsa Balaj shënon edhe një tjetër, për ta çuar rezultatin përfundimtar në 6-1.

Skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Shqipërisë janë kompletuar, me Egnatian, Kukësin, Tiranën dhe Vllazninë të cilat do të luftojnë për një biletë në finale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat