Ranocchia e konsideron Interin favorit në Champions

Futboll

Ranocchia e konsideron Interin favorit në Champions

Më: 6 mars 2024 Në ora: 15:07
Andrea Ranocchia

Andrea Ranocchia, ish-mbrojtësi i Interit, në fjalën e tij për “SportMediaset”, analizoi edhe rrugën që mund të bëjnë zikaltrit në Ligën e Kampionëve: “Për mendimin tim ata mund të luajnë shumë mirë. Do të varet shumë nga duelet e ardhshme, edhe nëse është e qartë se Inzaghi ka krijuar një grup shumë të fortë.

Pres që ta kalojnë këtë raund, sepse sigurisht luajnë mirë. Interi është ndër pretendentët, por për ta ngritur një trofe të tillë duhet ende të përballesh me skuadrat më të forta. Pra, është ende herët për të folur për finalen”.

Çfarë klime do të gjejë Interi në Madrid: “Do të jetë shumë e vështirë, Atletico jep diçka më shumë në fushën e vet. Ne e njohim karakterin e trajnerit Simeone, do t’i motivojë maksimalisht lojtarët e vet. Interi do të duhet të luajë lojën e tij, duke e ditur se do të gjejë një mjedis të vështirë”.

Cili e ka befasuar më shumë nga përforcimet e verës së kaluar, referuar ndikimit që ka pasur? Ja si përgjigjet ish-mbrojtësi zikaltër: “Unë them Thuram. Kisha luajtur kundër tij kur ai luante si anësor dhe nuk më kishte lënë kaq shumë përshtypje. Tek Interi më ka mahnitur absolutisht. Ka aftësitë e një kampioni.

Në cilat aspekte është rritur më shumë Interi? Është përmirësuar si skuadër, e cila është me të vërtetë e madhe tani.

Unë bëja shaka me trajnerin, sepse të bësh zgjedhje të caktuara është e vështirë, duhet të largosh lojtarët që do të luanin në çdo ekip, por padyshim që është më mirë për të në këtë mënyrë. Pastaj finalja e Ligës së Kampionëve, edhe pse e humbi, i dha një shtysë shtesë skuadrës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat