“Gjyqtar i mbaruar”

Futboll

“Gjyqtar i mbaruar”

Më: 3 mars 2024 Në ora: 18:53
Pamje nga ndeshja

Marko Di Belo me siguri nuk po kalon një moment të mirë të karrierës së tij. Gjyqtari i Serisë A, është zyrtarisht i pezulluar për herë të dytë në këtë sezon, pas asaj që bëri në ndeshjen Lacio-Milan ku vendimet e tij i dhanë një dorë jo të vogël kuqezinjve për të siguruar fitoren në “Olimpico”.

Sipas “Corriere Dello Sport”, edhe brenda grupit të gjyqtarëve italiane tashmë janë të bindur se ai është “i mbaruar”, ndonëse ka stemën e FIFA-s që nga viti 2018.

Kjo për shkak se dy pezullime në një sezon, heqin çdo lloj mundësie që Di Belo të gjykojë në të ardhmen sfida të rëndësishme e kështu, duke e larguar atë nga vëmendja e publikut derisa të mbyllë karrierën e tij.

Për një muaj Di Belo do të qëndrojë jashtë fushave të lojës, pasi është njoftuar zyrtarisht nga komisioni teknik në Shoqatën e Gjyqtarëve Italianë për këtë masë disiplinore.

Parashikohet që në prill, atij t’i jepen disa ndeshje në Serinë B dhe nga fundi i majit, të kthehet në Serinë A, për ta rikuperuar si lojtar.

Çdo gabim tjetër në ndeshjet deri në fund të sezonit, do të sillte mbylljen e parakohshme të karrierës së tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat