Gara për “këpucën e artë

Futboll

Gara për “këpucën e artë

Më: 3 mars 2024 Në ora: 11:43
Vllaznia

Vllaznia mori fitoren e katërt radhazi në kampionat, duke mundur Tiranën në shtëpi, në praninë e më shumë se 6 mijë tifozëve. Kuqeblutë tani besojnë tek titulli dhe e shoin veten në vendin e dytë të vetëm me 46 pikë.

Shkodranët kanë një ecuri fantastike prej 11 ndeshjesh pa humbje, çka tregon se skuadra ka gjetur ritmin e duhur.

Trajneri Qatip Osmani ka ndërtuar një ekip solid dhe të balancuar, me Vllazninë që ka mbrojtjen më të fortë me vetëm 35 gola të pësuar, po aq sa dhe Partizani, ndërkohë që sa i takon sulmit, dy shënuesit më të mirë të kampionatit, sa i takon lojtarëve që janë aktiv luajnë pikërisht me Vllazninë.

Bekim Balaj arriti që të gjejë rrugën e rrjetës dhe në përballjen me Tiranën, duke shkuar në kuotën e 15 realizimeve, e duke qenë favorite kryesor në listën e shënuesve më të mirë.

Pas tij, nga lojtarët aktiv ndodhet në listën e shënuesve më të mirë shoku i skuadrës, Igli Gruda, i cili ka shënuar 8 gola.

Me 10 javë të mbetura, duke e vështirë që të ketë ndonjë surprizë për shënuesin më të mirë në Superiore, me Bekim Balajn që duket se që tani e ka vënë njërën dorë tek ky trofe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat