Shkëndija ka një kërkesë për tifozët

Futboll

Shkëndija ka një kërkesë për tifozët

Më: 2 mars 2024 Në ora: 23:55
Stadiumi në Tetovë

KF Shkëndija e Tetovës njofton publikun për disa informata të rëndësishme për ndeshjen me Vardarin që luhet të dielën në Tetovë (ora 14:00) në kuadër të xhiros së 21-të në elitës së futbollir maqedonas. 

"Duke dashur të shmangim rrëmujat e padëshiruara dhe ndonjë incident eventual, klubi në bashkëpunim me sigurimin dhe mbajtësit e rendit ka marrë masa maksimale për mbarëvajtje të futjes së tifozëve në stadium, ndjekjes së ndeshjes dhe largimit të tyre nga stadiumi pas ndeshjes. 

Çmimi për biletë është 100 denarë.

Biletat do të shiten ndaras për secilën tribunë. Me shenjë të bardhë për tribunën e mbuluar (jugore) dhe me shenjë të zezë për tribunën përballë (veriore). Për secilën tribunë biletat do të shiten në sportelet përkatëse (Në jug për të mbuluarën dhe veri për tribunën përballë. 

Hyrja për në pjesën VIP dhe Lozhë do të jetë me bileta dhe shkaku i interesimit të madh personat që nuk do kenë siguruar biletë mos krijojnë rrëmujë para hyrjes së stadiumit. 

Dyert e stadiumit do të mbyllen 15 minuta para fillimit të takimit. 

Në pauzën mes dy pjesëve nuk do të hapen dyert për të dalë nga stadiumi dhe tribunat mund të lëshohen vetëm pas përfundimit të ndeshjes (përjashtohen rastet urgjente)", njofton Shkëndija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat