A do të vazhdojë Dybala te Roma, pa Mourinhon?

Futboll

A do të vazhdojë Dybala te Roma, pa Mourinhon?

Më: 28 shkurt 2024 Në ora: 12:25
Mourinho e Dybala

Kur u pyet drejtpërdrejt për të ardhmen, pas “hat-trick” kundër Torinos, Dybala u përgjigj sinqerisht: “Për të ardhmen nuk e dini kurrë se çfarë mund të ndodhë. Sidoqoftë, tani dua të shijoj çdo moment me këtë ekip të mrekullueshëm”.

Situata e tij kontraktuale dihet: afati në vitin 2025 mund të anashkalohet përmes një klauzole lirimi prej 12 milionë eurosh, e cila mund të shfrytëzohet deri në fund të korrikut (apo edhe nga 1 deri më 15 janar).

Dybala, shumë i afërt me Mourinhon, nuk ka dashur asnjëherë të dëgjojë propozime të tjera në të kaluarën. Por, pas shkarkimit të trajnerit të tij të preferuar, pati disa dyshime.

Në këtë pikë, çdo skenar është i hapur. Nisur nga dy siguri:

1. Roma, e cila ende nuk e ka bërë të ditur emrin e drejtorit të ri sportiv, nuk e ka telefonuar asnjëherë për të folur mbi një rinovim të mundshëm.

2. Dybala, i cili fiton mbi 6 milionë euro neto në sezon, do të ndryshojë ekip verën e ardhshme vetëm nëse gjen një opsion më të mirë se Roma.

Vetëm 30 vjeç, argjentinasi ende ndihet futbollist i elitës, ndaj nuk duhet t’iu dorëzohet tundimeve financiare nga Arabia Saudite këtë vit.

Megjithatë, shumë do të varet edhe nga planet e Romës, çfarë ekipi do t’i vënë ‘Friedkins’ në dispozicion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat