Spalletti: S’ka më “Playstation” në Kombëtare

Futboll

Spalletti: S’ka më “Playstation” në Kombëtare

Më: 24 shkurt 2024 Në ora: 11:59
Spalletti

Spalletti: Di gjithçka për Shqipërinë, shpresoj të mos jenë në formë në qershor

Trajneri i Italisë Luciano Spalletti ka paralajmëruar lojtarët e tij para ndeshjeve miqësore se do të jetë shumë strikt në kërkesat e tij.

Në një prononcim të bërë së fundmi për mediet ai u shpreh se askush nuk do të lejohet të humbasë kohën me lojëra të kota si “Playstation”, ndërsa theksoi se fokusi i tij janë puna, vlerat, profesionalizmi, respekti i lojtarëve për rolin e tyre dhe të të tjerëve.

“Sepse gjithçka fillon nga aty. Kjo është baza mbi të cilën duhet të shtohet talenti.

Vlerat, krenaria, përgjegjësia, nuk janë fjalë që unë i përdor rastësisht edhe nëse dikush mund ta ketë menduar…

Disa lojtarë duhet të kanë besuar se Spalletti ‘leh, por nuk kafshon’, përkundrazi ata e kanë gabim dhe tani ka disa gjëra që duhen bërë të qarta. Prej këtu e tutje Playstations t’i lënë në shtëpi.

Kam parë gjëra që nuk më pëlqejnë, por tani e tutje nuk ka më lojëra për të shtyrë darkën, të vijnë te unë që t’u jap detyra shtëpie që të bëjnë në mbrëmje nëse nuk mjafton dita. Sepse në kombëtare je në majë, fokusohesh, nuk hallakatesh”-deklaroi Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat