Top 11-shi i javës në Champions League, dominon Interi!

Futboll

Top 11-shi i javës në Champions League, dominon Interi!

Më: 22 shkurt 2024 Në ora: 23:24
Top 11-shi i javës

Janë mbyllur ndeshjet e parapara për këtë javë në Ligën e Kampionëve. Nga katër ndeshjet e zhvilluar më interesantja ishte ajo mes Interit dhe Atletico Madridit, ku italianët fituan 1-0.

PSV barazoi me Borussia Dortmund (1-1), ndërsa Porto fitoi ndaj Arsenalit me rezultat 1-0. Napoli dhe Barcelona u ndan po ashtu barazim me rezultat 1-1.

Në formacionin e kësaj jave të publikuar nga faqja zyrtare e Ligës së Kampionëve, më së shumti lojtar ka Interi, gjithsej katër. Sommer, De Vrij, Bastoni dhe Arnautovic janë pjesë e formacionit nga ekipi zikaltër.

Lojtarët e Portos kanë zënë dy vende, Wendel dhe Otavio, ndërsa Atletico përfaqësohet nga Molina. PSV ka një vend nga Veerman, ndërsa Lewandowski i Barcelonës dhe Osimhen i Napolit, po ashtu janë pjesë e formacionit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat