Zgjedh të përfaqësojë “La Rojan”

Futboll

Zgjedh të përfaqësojë “La Rojan”

Më: 21 shkurt 2024 Në ora: 14:09
Roma

Mbrojtësi i Romës, Dean Huijsen është gati të jetë pjesë e përfaqësueses së Spanjës.

Siç raportohet nga “Calciomercato”, familja e lojtarit ka emigruar drejt gadishullit iberik, që kur Huijsen ishte 5-vjeç.

Nisur nga kjo, futbollistit i krijohet mundësia të veshë fanellën e “La Roja-s”, e cila mund ta thërrasë 18-vjeçarin për ekipin U-21 në kuadër të ndeshjeve kundër Sllovakisë dhe Belgjikës, planifikuar respektivisht më datat 22 dhe 26 mars.

Huijsen është në pronësi të Juventusit, por deri në fundin e këtij sezoni do të jetë pjesë e skuadrës së Romës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat