Atletico “shfryn” ndaj Las Palmasit, presion Barcelonës

Futboll

Atletico “shfryn” ndaj Las Palmasit, presion Barcelonës

Më: 17 shkurt 2024 Në ora: 16:39
Atletico e Madridi

Atletico e Madridit shfryn 5-0 ndaj Las Palmasit në javën e 25-të të La Ligas, pas humbjes së papritur që pësoi në fushën e Sevillas.

Skuadra e Simeones  realizoi dy herë në pjesën e parë me të njëjtin autor, Marcos Llorente.

Të parin e realizoi në minutën e 15-të dhe vetëm pesë minuta më vonë, i asistuar nga Correa, sigloi të dytin.

Stafetën e golave në pjesën e dytë e mori Correa, i cili sapo nisi pjesa e dytë i çoi shifrat në 3-0, ndërsa në të 67-tën shndërroi në gol një 11-metërsh.

Golin e rezultatit përfundimtar 5-0 e vulosi holandezi Depay tri minuta para përfundimit të kohës së rregullt.

Me këtë fitore, Atletico barazon në kuotën e 51 pikëve Barcelonën, që luan sot ndaj Celta Vigos.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat