Martinez: Ma dërgojnë çdo ditë videon e pritjes shpëtimtare ndaj Kolo Muani

Futboll

Martinez: Ma dërgojnë çdo ditë videon e pritjes shpëtimtare ndaj Kolo Muani

Më: 15 shkurt 2024 Në ora: 13:22
Martinez në pritje

Intervistë e gjatë, e dhënë nga Emiliano Martinez për “Dsports”. Portieri i Aston Villa dhe Argjentinës foli për shumë çështje aktuale, duke nisur nga kualifikimi i skuadrës së Mascheranos në Lojërat Olimpike 2024:

“E pashë ndeshjen kundër Brazilit, më pëlqeu skuadra. Të rinjtë gjithmonë kanë nevojë për një shans. Nëse bëjmë mirë në Kupën e Amerikës dhe ta fitojmë atë, duhet t’ua lëmë vendin këtyre djemve”.

Pritja ndaj Kolo Muani në finalen e Botërorit të Katarit: “Ma dërgojnë çdo ditë videon e asaj pritjeje shpëtimtare. Nuk do ta ndjej më kurrë presionin që pata në atë Botëror si futbollist profesionist.

Kudo në botë njerëzit më njohin, është diçka e mirë. Objektivi im tani është ‘Copa América’, çfarëdo që të ndodhë”.

Dibu është ende i uritur për tituj, pas triumfit në Botërorin e Katarit: “Dua të arrij 100 ndeshje me kombëtaren, me rekordin më të madh të të pamposhturit (pa pësuar gol) në histori.

Dua të përmirësohem, dua ta dërgoj Aston Villa në Champions League pas 35-40 vitesh. Këto janë objektiva shumë të vështirë, por mendoj se mund t’i arrij”.

E ardhmja e Scalonit: “Ai ka fituar gjithçka si trajner. Nëse vendos të largohet, do ta mirëkuptojmë.

Edhe ai është njeri, i mungon familja e tij, por pa të nuk do të kishim mundur të arrinim asnjë rezultat. Ne kemi shumë për të humbur pa kapitenin tonë, Messi. Unë mendoj se do të vazhdojë. Presidenti Tapia do ta bindë të vazhdojë me kombëtaren dhe ne do të fitojmë Kupën e Amerikës”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat