Spalletti: Grup ferri, por jemi mësuar

Futboll

Spalletti: Grup ferri, por jemi mësuar

Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 20:34
Luciano Spalletti

Trajneri pas shortit të Ligës së Kombeve: "Franca është kundërshtari më stimulues, një mundësi për t'u rritur"

"Grup ferri? Po, por ne jemi mësuar me këtë lloj shorteu, kjo është e drejtë. Në këtë mënyrë ne kemi një ide se si duhet të jetë sjellja jonë kur dalim në fushë”.

Kështu trajneri i kombëtares italiane, Luciano Spalletti, komentoi shortin e Ligës së Kombeve për Rai Sport. "Ky kompeticion - shtoi ai - është krijuar në një mënyrë inteligjente për të ngritur nivelin e skuadrave që e luajnë. Këto ndeshje këtu të japin mundësinë të përmirësohesh gjithnjë e më shumë".

Italia është shortuar në Grupin 2 me Belgjikën, Francën dhe Izraelin, Liga e Kombeve 2024/2025 do të fillojë shtatorin e ardhshëm:

"A është Franca kundërshtari më sfidues? Po sepse janë një skuadër që ka një histori të rëndësishme. Ata kanë qenë gjithmonë ndeshje shumë të forta, do të ketë shumë motivim për të qenë gati”, deklaroi trajneri italian.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat