Kështu vlerësohej Besnik Kollari nga mediumi slloven, dikur bashkëlojtar me selektorin e Sllovenisë

Futboll

Kështu vlerësohej Besnik Kollari nga mediumi slloven, dikur bashkëlojtar me selektorin e Sllovenisë

Nga: K. Goca Më: 8 shkurt 2024 Në ora: 12:37
Besnik Kollari në fanellën e Mariborit në edicionin 1996 - 1997

Besnik Kollari mbahet mend si prej futbollistëve më të talentuar të Kosovës në fund të viteve të 80-ta, i cili shkëlqeu në fanellën e Prishtinës (1989-1990) në Ligën e Dytë Unike të ish Jugosllavisë.

Kollari ka pas një karrierë të bujshme edhe në shtetin slloven.

Ai me sukses ka luajtur për Mariborin në kampionatin slloven.

Një foto atraktive e Kollarit në edicionin 1996-1997 në fanellën e Mariborit nën drita e reflektorëve, ndërsa në prapavijë shihet bashkëlojtari i tij i atyre viteve e sot selektor i kombëtares së Sllovenisë, Matijazh Kek.

Maribori u ballafaqua me Mura-n në atëkohë, ndërsa media sllovene shkruante se Kollari është lojtari më i mirë i huaj i skuadrës së Mariborit. 

“Prej futbollistëve të huaj vjollcë (për Nk Mariborin), ashtu në bazë të ngjyrave vjollcë, më së shumti tregoj Besnik Kollari”, shkruante media sportrive sllovene.

Besnik Kollari me Mariborin dolën kampion të Sllovenisë në  edicionin 1996-1997.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat