Moratti: Shkarkimi i Mourinhos, zhgënjim i madh

Futboll

Moratti: Shkarkimi i Mourinhos, zhgënjim i madh

Më: 17 janar 2024 Në ora: 13:23
Moratti

“Mendova se ishte thjesht një fakt gazetaresk dhe asgjë më shumë… Nuk e prisja, nuk e fsheh që më vjen shumë keq”. Kështu e komentoi presidenti “i tij”, Massimo Moratti, për “Il Giornale” shkarkimin e José Mourinhos, teksa Roma zgjodhi Daniele De Rossin në vend të tij.

“Unë kam besim te Mourinho dhe mendoj se gjërat mund të kishin shkuar ndryshe, por nuk hyj në opinionin e drejtuesve të Romës. Për të, lënia e punës përgjysmë përbën një zhgënjim të madh, – shtoi Moratti, i cili përpiqet të imagjinojë se si ndihet portugezi tani: – Ai është një profesionist serioz dhe do të jetë i zemëruar me veten që nuk ia doli të bënte atë që donte.

Mendoj se ai ka arsye për t’u zemëruar për shkarkimin, mbrojtja e Romës ishte e pasigurt. Jose gjithashtu kishte probleme të mëdha në mesfushë. Dhe pastaj sulmi, me Dybala që lëndohej çdo 5 minuta, dhe Lukaku në sezonin e tij të parë në Romë. Nuk mendoj se ishte aq e thjeshtë të bënte më shumë, edhe për shkak të mjaft të rinjve dhe shumë ndryshimeve”.

Moratti e shfajëson trajnerin luzitan: “Nuk më duket skandal që kishte kaq pikë.

Gjithsesi, nuk kam folur me të ende, sepse për momentin Jose nuk ka nevojë për telefonata ngushëlluese.

Do të isha i lumtur të flisja me të, me të vërtetë mendoj se do ta telefonoj”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat