Spalletti: Nuk mund të “fshihemi”

Futboll

Spalletti: Nuk mund të “fshihemi”

Më: 16 janar 2024 Në ora: 11:47
Spalletti

Luciano Spalletti karikon Italinë në rrugën drejt “Euro 2024”: “Ne jemi kampionët e Europës në fuqi, kështu që nuk mund të tërhiqemi ose t’i shpëtojmë përgjegjësisë për të bërë më të mirën.

Nuk mund të kursejmë as një metër vrapim, duhet të japim gjithçka që kemi”.

Trajneri i kombëtares axurre, lidhur me çmimin “Maestrelli” për fitimin e titullit vitin e kaluar me Napolin, shtoi: “Disa nga lojtarët e mi tashmë kanë fituar Kampionatin Evropian, dua që ata të transferojnë në grup sjelljen dhe mendimin që duhet pasur për të përballuar një konkurrencë të tillë.

Italia duhet të mësohet të luajë gara çdo dy vite, Kampionat Evropian dhe Kupë Bote e kështu me radhë.

Dhe duhet ta bëjmë këtë në mënyrën më të mirë të mundshme, sepse duhet të aspirojmë gjithmonë maksimumin”, – shtoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat