“Festojnë” te Erzeni

Futboll

“Festojnë” te Erzeni

Më: 11 janar 2024 Në ora: 13:25
Erzeni

Erzeni ishte një nga 5 skuadrat me merkato të bllokuar.

Por tashmë duket se në Shijak kanë nisur “festën”. Klubi ka marrë një email konfirmimi për zhbllokimin e merkatos dhe në këtë mënyrë mund të bëjnë federimin e lojtarëve të rinj.

FIFA u ka dhënë “dritën jeshile” dhe tashmë drejtuesit mund të federojnë të gjithë lojhtarët e afruar në merkaton e janarit. Kujtojmë se shijakasit ishin bllokuar për shkak se nuk kishin respektuar kontratat me dy futbollistë emrat dhe gjobat e të cilëve nuk bëhen të ditura.

Pas zyrtarizimeve, tashmë Silvio Zogaj, Auron Ademi, Derran Agburgui, Paul Komolafe, Succes Makanëola Dhe Arlind Dakaj do të federohen dhe do të jenë gati për duelin e rradhës në kampionët që do ta luajnë ndaj Laçit, sfidë që do të zhvillohet ditën e dielë në orën 13:30 në Kurbin,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat