Drita - Ballkani, formacionet zyrtare

Futboll

Drita - Ballkani, formacionet zyrtare

Më: 20 dhjetor 2023 Në ora: 12:26
Pamje nga një ndeshje

Drita do të përballet me Ballkanin në kuadër të ndeshjes së mbetur nga xhiro e tretë në Albi Mall Superligë.

Aktualisht diferenca mes dy skuadrave është tetë pikë, me Dritën që ndodhet në pozitën e tretë me 31 pikë dhe Ballkanin në të parën me 39 sosh.

Gjilanasit synojnë që të marrin fitore për t’u afruar edhe më shumë në tabelë dhe për ta rivalizuar Ballkanin për titullin kampion.

Në anën tjetër skuadra nga Suhareka synon që të mos mposhtet në këtë duel, pasi edhe barazimi do të jetë shumë i mirëseardhur pasi do të mbanin diferencën e pikëve me gjilanasit.

Dy trajnerët, Zekirija Ramadani dhe Ilir Daja kanë publikuar formacionet zyrtare edhe pse të dyja skuadrat kanë disa mungesa shumë të rëndësishme.

Formacionet zyrtare:

Drita: Smakiqi, Be. Krasniqi, Vitija, Agyare, Thaqi, Broja, Jashari, Baftiu, Selmani, Ajzeraj, Bl.Krasniqi.

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Jashanica, Dellova, Trashi, Potoku, Limaj, Kuc, Hamidi, Berisha, Danfa.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat