Publikohen formacionet e sfidës Partizani - Teuta

Futboll

Publikohen formacionet e sfidës Partizani - Teuta

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 16:54
Foto ilustrim

Pas plot 14 javësh pritje, “Demat e Kuq”, të Partizanit do të zhvillojnë, pasditen e kësaj të enjteje, përballjen e prapambetur, të javës së parë, të Kategorisë Superiore, ku në “Arenën” e Demave” do të presin “durrsakët” e Teutës”.

“Të Kuqtë” vendas kërkojnë 3 pikëshin, për të ruajtur “rivalitetin”, me “rrogozhinasit” e Egnatias, për vendin e parë të Superiores e në krahun tjetër, Teuta e Edi Martinit kërkon fitoren për t’iu shmangur rënies nga kategoria.

Përsa i përket formacioneve, tekniku Abilaliaj ka vendosur të lërë pushim “bomberin” ganez, Archange Bintsouka, me sulmin, që do të përbëhet nga Mba, Tedi Cara e Albers Keko.

Mungesë tjetër e rëndësishme për “Të Kuqtë” është edhe Maguette në mesin e fushës. Në krahun tjetër, tekniku Edi Martini nuk ka bërë tolerime, duke hedhur në fushë, më të mirët e mundshëm.

Formacionet zyrtare:

Partizani: Qirko, Hadroj, Sembene, Atanaskoski, Rrapaj, Mehmeti, Murataj, Taipi, Cara, Mba, Keko

Trajneri: Arbër Abilaliaj

Teuta: Dema, Kruja, Jazxhi, Qaqi, Kotobelli, Karabeci, Daja, Beqja, Peposhi, Gjinollari, Daci

Trajneri: Edi Martini.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat