Barcelona prish planet

Futboll

Barcelona prish planet

Më: 7 dhjetor 2023 Në ora: 12:35
David de Gea

Barcelona është duke konsideruar ta transferojë portierin David de Gea si zëvendësues i Marc-Andre ter Stegen.

Gjermani do të jetë për diku katër muaj jashtë fushës pasi u operua këtë javë.

Kësisoj, Barcelona ka mbetur vetëm me Inaki Pena andaj “Blaugranat” po shikojnë disa opsione.

“OK Diario” raporton se Barcelona po e mendon ish portierin e Man Unitedit, që kërkohet me ngulm edhe nga Newcastle United.

Në listën e Barcelonës ndodhet edhe Sergio Asenjo, që ndërpreu kontratën me Real Valladolidin dhe është lojtar i lirë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat