Shqipëria mposhtet në Air Albania nga Irlanda

Futboll

Shqipëria mposhtet në Air Albania nga Irlanda

Më: 1 dhjetor 2023 Në ora: 22:57
Shqipëria

Kombëtarja shqiptare e vajzave luajti ndeshjen e pestë në Grupin B1 ndaj Irlandës së Veriut, sfidë e vlefshme për kualifikueset e Ligës së Kombeve. Ndeshja e luajtur në stadiumin “Air Albania” përfundoi me fitoren e Irlandës së Veriut me rezultatin 0-4.

Trajneri Armir Grima e nisi me këtë formacion titullar sfidën ndaj Irlandës së Veriut: Viona Rexhepi (GK), Armela Tukaj, Sara Maliqi, Qendresa Krasniqi, Megi Doçi (C), Ezmiralda Franja, Gresa Berisha, Lucie Gjini, Kristina Maksuti, Matilda Gjergji, Mikaela Metalla.

Fillimi i ndeshjes është i barabartë, ndërsa me kalimin e minutave Irlanda e Veriut krijon superioritet në lojë, duke u afruar disa herë rrezikshëm drejt zonës së Shqipërisë. Kombëtarja kuqezi mbrohet mirë por në minutën e 43 të pjesës së parë, Irlanda e Veriut kaloi në avantazh falë golit të Simone Magill.

 

Pjesa e parë përfundoi 1-0 në favor të Irlandës së Veriut ndërsa fraksioni i dytë nisi me një ndryshim për Shqipërinë, nga loja u largua Mikaela Metalla dhe vendin e saj e mori Fortesa Berisha.  Irlanda e Veriut realizoi edhe golin e dytë në të 47-ën me Simone Magill, ndërsa Danielle Maxwell shënoi golin e tretë në minutën e 58-të.

 

Shqipëria pati një rast të mirë shënimi në minutën e 83-të me Fortesa Berishën, por goditja e saj u ndal nga portierja kundërshtare. Më pas Irlanda e Veriut realizoi edhe golin e katërt të sfidës me Megan Bell. Në fund gjithçka përfundoi me fitoren e Irlandës së Veriut 0-4.

Shqipëria do të luajë ndeshjen e fundit në transfertën e Hungarisë të martën e 5 dhjetorit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat