Lippi mesazh Spallettit

Futboll

Lippi mesazh Spallettit

Më: 22 nëntor 2023 Në ora: 13:37
Lippi

Italia kampione e Europës në futboll siguroi kualifikimin në fazën finale të Euro 2024, që do të zhvillohet verën e ardhshme në Gjermani. Skuadra e drejtuar nga trajneri Luciano Spalletti nuk konsiderohet favorite në këtë turne, por 4 herë kampionët e botës gjithnjë kanë befasuar.

Ashtu sikurse bënë në Europianin e fundit, kur triumfuar në Londër. Për këtë kualifikim të vështirë, për “Gazzetta Dello Sport” ka folur ish-trajneri i Italisë, Marcello Lippi. Ai i ka uruar suksese trajnerit aktual.

“Bravo Luciano. Shpresoj që të të shkojë mbarë në Gjermani, që të të sjellë fat ashtu sikurse më solli mua.

Gjithçka është e mundur në futboll”, tha Lippi, që në vitin 2006 u shpall kampion bote me Italinë në Gjermani.

Tashmë që kanë kaluar gati 18 vjet nga ai sukses historik, Italia shpreson të përsëritë të njëjtin rezultat në tokën gjermane, ndaj dhe Lippi uron trajneri Spalletti. Ngoshta Gjermania mund të jetë fatsjellëse për kombëtaren “azzurre”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat