Jonathan David është futur në vitin e tij të katërt si futbollist i Lilles

Futboll

Jonathan David është futur në vitin e tij të katërt si futbollist i Lilles

Më: 15 nëntor 2023 Në ora: 18:44
Jonathan David

Jonathan David është futur në vitin e tij të katërt si futbollist i Lilles, edhe pse në çdo merkato ka pasur oferta për të.

Në merkaton verore, Lille kishte vendosur që të kërkonte 60 milionë euro për kanadezin, ofertë që nuk erdhi në drejtim të skuadrës franceze.

Duke marrë parasysh që kontrata e David skadon në verën e vitit 2025 dhe forma e tij është e luhatshme, skuadra franceze ka vendosur të ul kërkesat për David.

“La Gazzetta dello Sport” ka raportuar se Lille është gati ta lejoj largimin e yllit të tyre për një shumë prej 40 milionë euro që në merkaton e janarit.

Milan, Chelsea, Arsenal dhe Tottenham Hotspur janë katër skuadrat e mëdha që kanë shfaqur interesim për lojtarin kanadez.
23-vjeçari është i gatshëm të bëj hapin e madh në karrierë dhe tanimë, edhe drejtuesit e Lille e dinë se ai dëshiron largimin.

Kanadezi këtë sezon ka zhvilluar 17 ndeshje zyrtare duke realizuar vetëm katër gola e duke asistuar në dy të tjerë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat