Çfarë thotë Capello?

Futboll

Çfarë thotë Capello?

Më: 14 nëntor 2023 Në ora: 12:44
Fabio Capello

“Nëse derbi italian do të luhej në video-lojëra, siç është në modë tani, rezultati do të ishte mjaft i qartë: 2-0 për Interin”. Kështu nis analiza e gjatë e Fabio Capello në “Gazzetta dello Sport”, në funksion të ndeshjes mes Juventusit dhe zikaltërve, kur të rifillojë kampionati, e cila vazhdon:

“E bëj këtë parashikim falë një skuadre më të madhe dhe më cilësore se ajo e Juventusit. Simone Inzaghi mund të llogarisë dy startues të denjë sipas çdo roli, pothuajse të gjithë të këmbyeshëm. Massimiliano Allegri nuk është në këto kushte, edhe sepse skuadra është ndërtuar për të përballuar një sezon pa angazhime evropiane.

Sidoqoftë, pas 12 ditësh, më 26 nëntor, në ‘Allianz Stadium’ do të jetë një ndeshje e vërtetë, jo virtuale. Dhe do të luhet në detaje; duke filluar nga goditjet e këndit dhe goditjet e lira anësore, pikat e forta të Juventusit dhe Interit.

Interi ka në dispozicion një karakter intrigues, – vazhdon analiza e Capellos. – Fitorja dhe ngritja e flamurit të Interit në ‘Allianz Stadium’ do të ishte e barabartë me valëvitjen nga dritarja e Frecciarossa në largim për pasagjerët e mbetur në tokë. Jo vetëm Juventusi, por gjithë rivalët e tjerë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat