Skuadra shqiptare trondit Vardarin në Shkup

Futboll

Skuadra shqiptare trondit Vardarin në Shkup

Nga: K. Goca Më: 11 nëntor 2023 Në ora: 15:13
Pamje nga ndeshja Vardari - Voska

Skuadra shqiptare Boska Sport e Ohrit ka importuar tre pikë të mëdha nga stadiumi “Boris Trajkovski” në Shkup.

“Vardari u mposht në një nga ndeshjet më të rëndësishme të sezonit, nga Voska, me rezultat 1:2, në ndeshjen e javës së 14-të në Kampionatin e Maqedonisë së Veriut. 

Një disfatë që mund t'i kushtojë shtrenjtë skuadrës së trajnerit Aleksandar Vasoski”, ka shkruar media maqedonase “Sportmedia”.

Futbollisti Jasharovski është fatal për Vardarin, duke shënuar dy gola në rrjetën e Gaçevskit.

Voska kaloi në epërsi në minutën e 4-të me golin e Jasharovskit. 

Vardari barazoi me autogol të një Papullit (14’), por Jasharovski sërish shënoi dhe atë në minutën e 75-të. 

Një gol për fitore, një fitore e madhe për Voskën.

Voska është në vend të tetë me 16 pikë dhe Vardari në fund me 11 sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat