Nuhiu pranë shkarkimit, Artim Shaqiri rikthehet te Shkëndija?

Futboll

Nuhiu pranë shkarkimit, Artim Shaqiri rikthehet te Shkëndija?

Më: 7 nëntor 2023 Në ora: 11:57
Nuhiu

Ardian Nuhiu e nisi mirë kampionatin, por problemet u shfaqën në momentin kur kuqezinjtë u eliminuan nga garat e kupës, ndërsa Shkëndija po ashtu e humbi edhe vendin e parë në tabelë.

Nuhiu është pranë shkarkimit, por kryesia e klubit ka instistuar që ai të drejtojë ekipin edhe në ndeshjen e radhës të shtunën ndaj Tikveshit.

Njëkohësisht kryesia e Shkëndijës ka arritur marrëveshjen me Artim Shaqirin për rikthimin e tij si trajner i Shkëndijës.

Pas kësaj xhiroje do të kemi pauzën dy javore, dhe brenda kësaj periudhe pritet të finalizohet marrëveshja me Shaqirin.

Rikujtojmë që Artim Shaqiri ishte trajner i Shkëndijës në periudhën prej muajit prill deri në muajin shtator të vitit 2022. Ai pati sukses në Ligën e Konferencës verën e kaluar kur nuk pësoi asnjë humbje dhe u eliminua në raundin e tretë nga AIK Stokholm nëpërmjet ekzekutimit të penalltive.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat