Gjendet “fajtori”

Futboll

Gjendet “fajtori”

Më: 1 nëntor 2023 Në ora: 15:31
Andre Onana

E pabesueshme, por e vërtetë. Manchester United duket se kanë mbaruar edhe alibitë për të justifikuar paraqitje që janë pa dyshim nën pritshmëritë.

“Gota e mbush” në derbin e humbur 3-0 fundjavën e kaluar, e cila bie një kambanë tjetër alarmi, deri në atë pikë sa të fajësohen edhe fanellat zyrtare.

Sipas “Daily Mail”, Adidas po tenton të marrë masa pas ankesave të disa lojtarëve të skuadrës, të cilët nuk kanë veshur çorapet zyrtare të kompanisë gjermane që nga ndeshja e dytë e sezonit, në gusht.

Jo vetëm kaq: portieri titullar, Andre Onana, kishte probleme me fanellën e tij dhe tani ka një version kopje, shumë më të lirshëm. “Gardiani” nga Kameruni e hodhi fanellën e tij zyrtare pas fitores 2-1 të United ndaj Sheffield United më 21 tetor.

Pas rastit Sancho, në revoltë të hapur ndaj trajnerit Ten Hag, duket se as veshja zyrtare nuk është në anën e Djajve të Kuq.

Sipas burimeve angleze, Adidas planifikon t’i zgjidhë këto probleme gjatë muajit të ardhshëm dhe për momentin lojtarët do të duhet të dalin në fushë me veshje kopje, me ato që tifozët blejnë nga dyqanet zyrtare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat