Spalletti i zhgënjyer me humbjen ndaj Anglisë

Futboll

Spalletti i zhgënjyer me humbjen ndaj Anglisë

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 15:03
Spalletti

Trajneri i Italisë, Luciano Spalletti, duke folur për “Sky Sport” pas humbjes nga Anglia, e pranon se skuadra e tij, bëri disa gabime që i kushtuan me disfatë skuadrës së tij.

Italia mbrëmë u mund nga Anglia (3-1), ndeshje kjo e luajtur në kuadër të kualifikueseve për EURO 2024.

“Ne gabuam në disa gjëra dhe si një ekip i rangut të lartë ata fituan”, ka thënë Spalletti.

 “Jemi munduar të bëjmë presion të vazhdueshëm, të luajmë lojë të hapur dhe në këtë lojë të hapur, ne humbem disa duele që ndikuan në rrjedhën e lojës”, ka theksuar strategu italian.

Italia pas humbjes nga Anglia rrezikon pjesëmarrjen në “Gjermania 2024”, pasi tani bie në vendin e tretë në Grupin C me 10-të pikë të tubuara, tri me pak se Ukraina që është e dyta, derisa Anglia tashmë e ka siguruar kualifikiminpasi kryeson grupin me 16 pikë sosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat