Italia rrezikon kualifikimin

Futboll

Italia rrezikon kualifikimin

Më: 18 tetor 2023 Në ora: 12:22
Luciano Spalletti,

Humbja 1-3 që Italia pësoi dje ndaj Anglisë në eliminatoret e Euro 2024, ka ndërlikuar disi rrugëtimin e kampionëve në fuqi të Europës. Skuadra italiane ndodhet në vendin e tretë në grup, pas Anglisë dhe Ukrainës, por me një ndeshje më pak se kjo e fundit.

Trajneri Luciano Spalletti, tha sot për mediat italiane: “Nuk kam frikë asgjë, do të kualifikohemi dhe besoj se skuadra e di këtë gjë. Kemi cilësi për të luajtur ndaj të gjithëve dhe nuk është kjo humbje që tregon se nuk duhet të guzojmë të fitojmë”.

“Ne duhet të mbrojmë më mirë topat e gjatë, në të kundërt përmbyset gjithçka që kemi punuar.

Ne do të vijojmë të luajmë në të njëjtën mënyrë edhe në ndeshjet e ardhshme, duke sistemuar ato gabime që kemi bërë deri më tani”, tha Spalletti.

“Anglia është një skuadër e fortë, por ne mund të tregojmë se sa vlejmë.

Kemi edhe dy ndeshje, që mund t’i fitojmë dhe të kualifikohemi. Duhet të menaxhojmë më mirë situatat që krijohen, duke luajtur fort dhe pa frikë”, u shpreh Spalletti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat