Kërkesa e Xavit për Laportën, problem klauzola

Futboll

Kërkesa e Xavit për Laportën, problem klauzola

Më: 11 tetor 2023 Në ora: 22:19
Laporta e Xavi

Dani Olmo është një nga objektivat e Barcelonës për sezonin e ardhshëm. Mesfushori ofensiv spanjoll pëlqehet shumë nga trajneri Xavi, por problem mbetet klauzola e tij.

Drejtuesit e klubit gjerman kërkojnë 60 mln euro për të lënë të lirë 25-vjeçarin. Shumë që kampionët e Spanjës e kanë pothuajse të pamundur ta paguajnë, duke marrë parasysh edhe probleme financiare.

Vetë Olmo nuk e mohuar kurrë dëshirën për t’u rikthyer te Barcelona, aty ku është rritur përpara se të transferohej në vitin 2014 te Dinamo e Zagrebit.

Lojtari i kombëtares së Spanjës, ua ka bërë të qartë drejtuesve të Leipzigut “fiksimin” e tij për të luajtur në “Camp Nou”.

Por, pengesa e klauzolës mbetet problemi i madh që pengon firmën e tij me Barcelonën, aty ku e pret Xavi.

Ish-kapiteni i ka kërkuar presidentit Laporta t’ia sjellë në skuadër. Olmo është një dëshirë e kahershme e Xavit, por duhet gjetur gjuha e përbashkët me drejtuesit e Leipzigut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat