Ardian Nuhiu: Fitorja dedikim për “Ballistët”

Futboll

Ardian Nuhiu: Fitorja dedikim për “Ballistët”

Më: 8 tetor 2023 Në ora: 23:33
Ardian Nuhiu

Shkëndija me fitore 2:0 ndaj Vardarit ka kryer me sukses detyrën e saj për xhiron e 10-të në Ligën e Parë të futbollit të Maqedonisë së Veriut. 

Super goli i Maksimovit dhe realizimi i Aganspahiçit na dhanë triumfin e 7-të sezonal, me kuqezinjtë që shkojnë në pauzën dy javore si lider të renditjes. 

Ardian Nuhiu, trajner i tetovarëve, tha: “Sidomos kur takohen këto dy skuadra, e dimë të gjithë rivalitetin, pavarësisht situatës të ekipit kundërshtarë.

Unë mendoj personalisht se është luftuar jashtëzakonisht shumë nga skuadra jonë dhe ky tre pikësh ishte i rëndësishëm për të pasur ecurinë apo vazhdimësinë e rezultateve pozitive.

Këtë fitore ua dedikojmë tifozëve tanë ‘Ballistëve’ gjithashtu edhe qytetit të Tetovës dhe un mendoj se këta djem meritojnë të ndjekën sepse në çdo ndeshje po vdesin në fushë, po sakrifikojnë gjithçka për të marrë rezultate pozitive”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat