Humbi ndjenjat në fushë, drejtori i Waalwijk jep lajmin e mirë

Futboll

Humbi ndjenjat në fushë, drejtori i Waalwijk jep lajmin e mirë

Më: 1 tetor 2023 Në ora: 13:04
Etienne Vaessen

Sfida e kampionatit holandez RKC Waalwijk-Ajax u ndërpre në minutën e 84′, për shkak se portieri i ekipit vendas, Etienne Vaessen, humbi ndjenjat pas përplasjes Brian Brobbey.

Një moment i frikshëm, për shkak se “gardiani” i Waalwijk, menjëherë pas goditjes mbeti pa ndjenja. E për shumë minuta pati ankth e frikë për gjendjen shëndetësore të tij.

Lojtarët e të dy skuadrave dhe stafet mjekësore, menjëherë krijuan një kordon rreth tij, në mënyrë që t’i jepej ndihma e shpejtë. Me Vaessen që për disa minuta qëndroi pa ndjenja, por më pas falë asistencës mjekësore, ai u përmend.

Edhe pse ishte i pavetëdijshëm plotësisht se ku ndodhej apo çfarë kishte ngjarë.

Pas këtij episodi, gjyqtari kryesor tërhoqi ekipet në dhomat e zhveshjes, dhe mori vendimin për të mos e vijuar ndeshjen. Që deri në atë moment ishte 2-3 për “Harkëtarë” nga Amsterdami.

Drejtori sportiv i Waalwijk, Frank van Mosselveld deklaroi se futbollisti arriti që të përmendej që në fushë, ndërkohë që tani ndodhet në spital. Me parametrat e stabilizuar dhe në gjendje që të flasë.

“Ettiene ndodhet në spital, gjendja e tij është e stabilizuar dhe mund të flasë.

Vetëm kur arriti në spital u ndërgjegjësua për atë çka kishte ndodhur“.
28-vjeçari u dërgua menjëherë në spital, për të kryer të gjitha ekzaminimet përkatëse, ndërkohë që dhe Ajax ka dhënë mbështetjen e tij për Vaessen, i cili kaloi një moment të frikshëm.

Pas shtrimit në spital priten analizat e specializuara për të mësuar më tepër rreth gjendjes së portierit dhe kohës që do i duhet për t’u rikuperuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat