“Shqiponjat” ndalen në barazim

Futboll

“Shqiponjat” ndalen në barazim

Më: 24 shtator 2023 Në ora: 20:07
Pamje nga ndeshja

“Shqiponjat” ndalen në barazim!

Ka përfunduar pasditen e kësaj të diele dhe sfida e fundit e vlefshme për javën e 5-të të Kampionatit gjerman të futbollit, Bundesliga, mes Eintracht Frankfurt e Freiburg, sfidë kjo e luftuar goxha nga të dyja skuadrat.

Rastet ishin të shumta nga të dyja ekipet, me Dina-Ebime e Marmoush, që rrezikuan gjatë gjithë lojës portën e Freiburg, ndërsa Grifo e Ritsu Doan thjesht ishin të pafat përballë portës së “shqiponjave” të Eintracht Frankfurt.

Me këtë rezultat, pozitat e këtyre dy ekipeve në renditjen e Bundesliga nuk ndryshojnë, me “shqiponjat” e Frankfurt që renditen në vendin e 8 të tabelës me 7 pikë, po aq sa rivalët e Freiburg, por me një golavarazh më të mirë se këta të fundit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat