Shala: Pika ndaj Dritës pikë e kthesës për ne

Futboll

Shala: Pika ndaj Dritës pikë e kthesës për ne

Më: 16 shtator 2023 Në ora: 18:10
Shala

Fushë Kosova ka fituar pikën e parë në Superligë, pasi ka ndalur Dritën në barazim 1-1.

Trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala pas ndeshjes ka thënë se kjo pikë do t’iu shërbej për kthesë në ndeshjet e ardhshme.

“Marrë parasysh ekipin e Dritës, një pikë ndaj tyre do të jetë e kthesës për ne për të na ecur mbarë. Vlen shumë kjo pikë”.

“Po të pyetesha para ndeshjes se cilin kundërshtar dëshiron ta kesh, do ta zgjidhja Ballkanin ose Dritën, për shkak të motivit të lojtarëve”.

“E kemi përgatitur këtë takim në atë mënyrë për ta mbyllur Dritën, ashtu siç e mbuluam Blerim Krasniqin”.

“Nuk jam i kënaqur me mbajtjen e topit, por duke parë kundërshtarin, jam i kënaqur me një pikë”, ka thënë trajneri i Fushë Kosovës, Burim Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat