Vidal dëmtohet rëndë dhe largohet mes lotëve

Futboll

Vidal dëmtohet rëndë dhe largohet mes lotëve

Më: 13 shtator 2023 Në ora: 14:13
Arturo Vidal lëndohet

Mesfushori i Kilit, dhe i Atletico Paranaense,  Arturo Vidal ka pësuar një dëmtim të rëndë në gju gjatë ndeshjes që kombëtarja e tij zhvilloi me Kolumbinë, e vlefshme për eliminatoret e Botërorit 2026.

Në fakt bëhet fjalë për një dëmtim serioz , pasi ish-lojtari i Interit la fushën e lojës në minutën e 73-të dhe u mor me barrelë për tu transportuar më pas në spital.

Sipas medieve, Vidal kishte ndjerë dhimbje në gju gjatë pjesës së parë, megjithatë kishte vendosur të luante edhe në pjesën e dytë.

Nuk dihet ende se sa do të mungojë 36-vjeçari, por duke marrë parasysh shkallën e dëmtimit, ai pritet të qëndrojë jashtë fushave për një kohë të gjatë.

Pas super formës me Kombëtaren, Ramadani nis menjëherë punën me Lecce për transfertën e Monzas

Kili e ka nisur në mënyrën më të keqe të mundshme fushatën kualifikuese, teksa në dy ndeshje të zhvilluara ka marrë vetëm një pikë dhe aktualisht pozicionohet në vendin e tetë.

Kombëtarja e drejtuar nga Eduardo Berizzo do të zhvillojë në tetor ndeshjen e ardhshme kualifikuese të botërorit kundër Venezuelës ku do të kërkojë fitoren  e parë, prandaj kontributi i Vidal është shumë i nevojshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat