Al-Ittihad siguron shërbimet e mbrojtësit brazilian

Futboll

Al-Ittihad siguron shërbimet e mbrojtësit brazilian

Më: 7 shtator 2023 Në ora: 16:07
Luis Felipe

Al-Ittihad siguron shërbimet e mbrojtësit brazilian!

Teksa janë në ditën e fundit të merkatos së verës, klubet saudite janë duke bërë transferimet e fundit në kuadër të një sezoni që pritet jetë goxha i vështirë dhe spektakolar, ku deri më tani në Arabi kanë kryer një merkato vere fantastike duke afruar lojtarë me kualitet të lartë.

Më i fundit është ish-qendërmbrojtësi i Lazio, Luis Felipe, i cili pas një “avneture” të “shqiponjat” italiane dhe së fundmi te spanjollët e Real Betis ka vendosur t’i bashkohet kampionëve vendas të Al-Ittihad.

Sipas raportimeve më të fundit të gazetarit të mirënjohur të futbollit, Fabrizio Romano, Felipe u ka kushtuar sauditëve plot 25 milionë euro përfshirë këtu dhe bonuset, ndërsa detajet nga kontrata personale e lojtarit nuk janë publikuar ende.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat