Barcelona siguron të ardhmen, blen yllin e ri të futbollit gjerman

Futboll

Barcelona siguron të ardhmen, blen yllin e ri të futbollit gjerman

Më: 4 gusht 2023 Në ora: 23:58
Noah Darviç

Kubi i Barcelonës nuk po mendon vetëm për të tashmen dhe për të përforcuar skuadrën e Çavit, por edhe për të ardhmen afatgjatë.

Katalanasit kanë transferuar nga klubi i Fraiburg atë që cilësohet si talenti i ri i madh i futbollit gjerman, Noah Darviç.

Fabrizio Romano bëri të ditur se është arritur akordi mes palëve dhe lojtari 16-vjeçar, i cili u shpall Kampion Europe me Gjermaninë U17, transferohej në Spanjë te katalanasit.

Pavarësisht krizës financiare që po kalon klubi, ata kanë paguar 3 milionë euro për kartonin e Darviç si dhe 2 milionë euro të tjera janë vendosur si klauzola të ndryshme që mund të paguhen në të ardhmen.

Futbollisti ofensiv vlerësohet si një lojtar me të ardhme të sigurt në nivelet më të larta dhe Barcelona është vënë në lëvizje për t’u paraprirë gjigandëve të tjerë europianë që kishin hedhur sytë nga ky futbollist.

Ai do të integrohet me ekipet e moshave dhe me skuadrën B të Barcelonës, por duke pasur gjithmonë vëmendjen e Çavit që mendohet se do ta grumbullojë shpesh me ekipin e parë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat