Okafor: Jam gati të shkruaj historinë!

Futboll

Okafor: Jam gati të shkruaj historinë!

Më: 23 korrik 2023 Në ora: 13:37
Okafor

Lojtari më i ri në skuadrën e Milanit, Noah Okafor flet për herë të parë si pjesëtar e familjes “kuqezi”.

Duke folur për kanalet zyrtare të klubit, sulmuesi theksoi se ka qenë tifoz i Milanit që fëmijë, ndërsa shtoi se është gati të shkruajë historinë.

“Milan ka qenë gjithmonë ëndrra ime dhe nuk po e them këtë vetëm për shkak të transferimit, por ky klub përfaqëson realizimin e ëndrrës time.

Kur isha i vogël admiroja Kaka-n dhe Ronaldinho-n duke luajtur me këtë fanellë dhe vitin e kaluar kisha kënaqësinë e madhe të luaja kundër Milanit në San Siro, duke veshur fanellën e Salzburg-ut.

Për ne rezultati në atë kohë ishte një katastrofë, por përvoja e ndjenjës së forcës në stadium ishte e pabesueshme. Unë personalisht e kam përjetuar këtë pasion të tifozëve kuqezi dhe jam magjepsur prej tyre. Gjithashtu, kur shënova kundër Milanit vitin e kaluar, atë natë bisedova edhe me Rafael Leao-n.

Mezi pres të takoj bashkëlojtarët e mi të rinj, trajnerin, të gjithë stafin, drejtorët dhe të gjithë anëtarët e klubit. Mezi pres të ndjej entuziazmin dhe pasionin e tifozëve. Unë dua ta ndihmoj Milan-in të shkruajë histori të veçanta dhe të fitojë. Faleminderit që më lejuat të jem këtu.” – tha Noah Okafor..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat