Besiktas bën ofertë për Rebiçin

Futboll

Besiktas bën ofertë për Rebiçin

Më: 22 korrik 2023 Në ora: 15:19
Ante Rebiç

Besiktas raportohet se i ka paraqitur një ofertë Milanit për Ante Rebiç.

Kroati nuk është në planet e Stefano Piolit dhe nuk është thirrur për t’iu bashkuar skuadrës për turneun parasezonal në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Rebic nuk arriti të impresiononte për Milanin sezonin e kaluar, duke shënuar vetëm tre gola në 31 paraqitje në të gjitha garat.

Siç raportohet nga gazeta turke “SportsDigitale”, Besiktas ka paraqitur një ofertë konkrete për huazimin e 29-vjeçarit dhe tani është në pritje të një përgjigjeje.

Ka pak hapësirë ​​për reprezentuesin e Kroacisë te “Rossonerët” tani pas ardhjes së Christian Pulisic dhe Luka Romero, teksa klubit italian do t’i bashkohen edhe Noah Okafor e Samuel Chukwueze.

Rebic ka kontratë të vlefshme me Milanin deri në verën e vitit 2025, por klubi është i prirur të lejojë largimin e tij për të ulur faturën e pagave dhe për të krijuar hapësirë ​​për përforcimet e reja.

Ante Rebic ka shënuar 29 gola dhe ka dhënë 17 asistime në 123 paraqitje gjithsej për Milanin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat