Vazhdon revolucioni te Reali, edhe tre futbollistë në shitje

Futboll

Vazhdon revolucioni te Reali, edhe tre futbollistë në shitje

Më: 29 qershor 2023 Në ora: 10:55
Foto ilustrim

Real Madrid duket se do të jetë mjaftë aktiv në afatin kalimtar veror, pasi ka vendosur në shitje edhe tre futbollistë të ekipit të parë.

Sipas medieve spanjolle, “Los Blancos” tani po tentojnë shitjen e tre mbrojtësve Ferland Mendy, Alvaro Odriozola dhe Jesus Vallejo.

Sa i përket Odriozolas dhe Vallejos, shitja e mundshme është mjaftë normale shkaku që asnjëri nga lojtarët nuk janë pjesë e planeve të Carlo Ancelottit.

Odriziola kërkohet në Itali nga Juventusi por negociatat ende s’kanë nisur derisa sa i përket Vallejos, ende nuk ka ndonjë klub të interesuar.

Problemi më i madh do të jetë shitja dhe zëvendësimi i Mendyt, lojtar i cili para disa muajve ishte i pazëvendësueshëm te klubi madrilen.

Francezi ia zuri vendin Marcelos mirëpo pastaj pësoi lëndime të shumta dhe edicionin e kaluar Ancelotti preferoi ta përdorte mesfushorin Eduardo Camavinga para tij në atë pozitë.

Real Madrid ëndërron të marrë mbi 30 milionë euro për Mendyn, ku do t’i ndihmonin ta afronin yllin e Bayern Munichut, Alphonso Davies.

Kujtojmë, Real Madrid deri më tani ka larguar lojtarë si Karim Benzema, Eden Hazard, Marco Asensio derisa ka rinovuar kontratat e yjeve Luka Modric, Toni Kroos, Nacho Fernandez dhe Dani Ceballos.

Përndryshe, ka kompletuar edhe dy blerje: Jude Bellingham dhe Joselu.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat