Priten vizitat mjekësore

Futboll

Priten vizitat mjekësore

Më: 21 qershor 2023 Në ora: 18:22
Mateo Kovaçiç

Arrihet akordi për transferimin e Kovaçiç

Mateo Kovaçiç mund të konsiderohet futbollisti më i ri i Manchester City-t. Mesfushori kroat ka arritur marrëveshjen me kampionët e rinj të Europës, të cilët nga ana tjetër kanë dakordësinë me Chelsean edhe për shifrën e transferimit.

Kështu në arkat e klubit londinez do të përfundojnë rreth 30 milionë stërlina, ndërsa Kovaçiç pritet të riktheheht në Angli për të kryer testet mjekësore, firmosur kontratën me Manchester City-n dhe bërë prezantimin zyrtar.

Kovaçiç ka kontratë me Chelsean deri në verën e 2024-ës dhe kishte refuzuar ofertat për rinovim, ndaj drejtuesit e klubit londinez vendosën ta shesin për të mos rrezikuar ta humbin me parametra zero.

Mesfushori kroat është pjesë e Chelsea-t që prej 2018-ës dhe ka luajtur 221 ndeshje, duke shënuar edhe 6 gola, teksa sezonin e ri do ta nisë me fanellën e Manchester City-t, klub që fitoi gjithçka këtë vit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat