Ronald Sobowale lë pa frymë Ferizajn dhe e thellon në krizë 

Futboll

Ronald Sobowale lë pa frymë Ferizajn dhe e thellon në krizë 

Nga: K. Goca Më: 22 prill 2023 Në ora: 17:06
Ronald Sobowale

Malisheva ka marrë tre pikë të arta në Ferizaj dhe ikë nga zona e kuqe, duke u renditur në pozitën e 7-të me 33 pikë të mbledhura.

Ferizaj mposhtet në konak të vetin me rezultat 2:1 nga Malisheva dhe thellohet në krizë. 

Ronald Sobowale me dy golat e tij i siguroi fitoren Malishevës dhe në anën tjetër e lë pa frymë Ferizajn.

Mbi 2 mijë shikues erdhën për të pa ndeshjen por dolën të zhgënjyer me ferizajasit në stadiumin prapa palestrës “Bill Clinton” në Ferizaj.  

Ferizaj ka luajtur me një lojtar me pak, pasi që portieri Jovanovski u përjashtua me karton të kuq pas një ndërhyrje jashtë 16-shit. 

Plot 78 minuta mbeten me një lojtar më pak. 

Në minutën e 18-të, Sobowale shënoi për Malishevën. 

Në minutën e 23-të akordohet penallti, por gjyqtari Alban Shala pasi ka shikuar VAR-in e ka anuluar për pozitë jashtë loje.

Në minutën e 51-të, pas gabimit të Bujar Shabanit, Sobowale kaloi portierin duke goditur por Behar Bardhi e ka shpëtuar golin e sigurt, duke e hequr topin nga vija fatale.

Në minutën e 37-të, Panadiç nga rreth 17 metra godet shtyllën e djathtë të poshtme të majtë,  ndërsa Behar Bardhi nga dy-tri metra nuk shënon në portë e boshatisur duke gjuajt mbi tërthorëse.

Në minutën e 71-të, i sapo inkuadruari në lojë Betim Haxhimusa ka shënuar eurogol nga rreth 18 metra, duke barazuar rezultatin 1:1. 

Ai shënoi në këndin e djathtë të epërm. 

Sobowale në minutën e 83-të realizoi për 1:2.

Ferizaj bie në vend të parafundit (i nënti) me 31 pikë).

Ferizaj tani do të luajë në Gjilan kundër Dritës e Malisheva në Skenderaj me Drenicën.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat