UEFA dërgon gjyqtarin më të mirë në Napoli

Futboll

UEFA dërgon gjyqtarin më të mirë në Napoli

Më: 16 prill 2023 Në ora: 14:50
Marciniak

Pas ndeshjeve të para çerekfinale të Ligës së Kampionëve, sfida Napoli-Milan është ajo që mbetet më e rëndësishmja, pasi rezultati 1-0 në favor të kuqezinjve në ndeshjen e parë, ka lënë llogaritë plotësisht të hapura.

Luciano Spalletti u ankua jo pak për arbitrimin në ndeshjen e parë dhe duke parë rëndësinë e takimit të kthimit, UEFA ka mbajtur shënime dhe ka përzgjedhur për të vënë drejtësi, gjyqtarin më të mirë të momentit.

Bëhet fjalë për polakun Szymon Marciniak, një arbitër mjaft autoritar, që lejon dyluftimet në fushë. Marciniak ka gjykuar ndeshje të rëndësishme vitet e fundit dhe gjithçka kulmoi me finalen Francë-Argjentinë në Botërorin e Katarit, ku edhe u përgëzua për vendimet e marra.

E marta në mbrëmje do ta shohë polakun në “vullkanin” e Napolit, “Diego Armando Maradona”, ku do t’i duhet të vërë drejtësi në një derbi italian në Champions, aty ku vendimet shihen padyshim me lupë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat