Manchester City është në kërkim të një mesfushori

Futboll

Manchester City është në kërkim të një mesfushori

Më: 1 mars 2023 Në ora: 13:47
Mateo Kovaçiç

Manchester City është në kërkim të një mesfushori për sezonin e ardhshëm.

Dhe, mediat britanike raportojnë se “Citizens” ia kanë vënë syrin futbollistit të Chelseat, Mateo Kovaçiç.

Përfaqësuesi kroat ka kontratë me “Blues” deri në vitin 2024 dhe ai nuk ka biseduar ende me drejtuesit e klubit për vazhdimin e saj, shkruan “Daily Mail”.

Kjo ka bërë që kampioni aktual i Anglisë të përfitojë nga rasti dhe ta bëjë të vetin ish-futbollistin e Real Madridit, duke e transferuar atë në “Etihad Stadium”.

Kovacic do t’i përshtatej lojës dhe filozofisë së trajnerit Pep Guardiola, i cili ka qenë ai që e ka kërkuar lojtarin.

Mbetet të shihet nëse ish-futbollisti i Interit do të largohet nga “Stamford Bridge” dhe të transferohet tek City.

Chelsea pritet të bëjë revolucion në ekip gjatë verës që vjen dhe Kovacic mund të jetë pjesë e ndryshimeve të “Blues”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat