Qëllohet për vdekje futbollisti 22-vjeçar

Futboll

Qëllohet për vdekje futbollisti 22-vjeçar

Më: 24 dhjetor 2022 Në ora: 15:18
Qëllohet për vdekje futbollisti 22-vjeçar

Lajm i tmerrshëm për të gjithë futbollin francez dhe më gjerë.

Sulmuesi i Aubagne, Adel Santana Mendy ka humbur jetën sot në rrethana tragjike.

22-vjeçari, i rritur në akademinë e Marseille, është ndarë nga jeta.

Siç raporton “La Provence”, futbollisti i skuadrës që luan në National 2, kampionat francez i kategorisë së 4-të, është qëlluar për vdekje në orët e para të së shtunës.

Ngjarja ka ndodhur pranë vendit të ashtu quajtur rrethi i katërmbësdhjetë, në Marseille.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat