Scaloni: Argjentina ime, krenare dhe plot shpirt

Futboll

Scaloni: Argjentina ime, krenare dhe plot shpirt

Më: 10 dhjetor 2022 Në ora: 12:26
Scaloni: Argjentina ime, krenare dhe plot shpirt

Argjentina eliminoi Holandën me penallti pas barazimit 2-2 në 120 minuta dhe siguroi kualifikimin në gjysmëfinalen e Kupës së Botës Katar 2022, aty ku do sfidojë nënkampionët e Kroacisë, të cilët nxorën jashtë Brazilin.

Trajneri i kombëtares albiceleste, Lionel Scaloni analizoi duelin ndaj Holandës, vlerësoi djemtë e tij dhe zbuloi një kuriozitet interesant në lidhje me penalltitë. Zakonisht lojtarët hezitojnë, por tek Argjentina donin të godisnin të gjithë.

“Kjo skuadër ka shpirtin për të përballuar çdo moment. Nga këndvështrimi im, ne nuk e meritonim të shkonim te penalltitë, por edhe për të arritur atje skuadra vazhdoi të tregonte fytyrën e saj të vërtetë.

Ne e kishim ndeshjen nën kontroll, por futbolli e ka këtë: e pëson kur mendon se ka mbaruar. Ky ekip ka freski dhe krenari. Është thelbësore të mos dorëzoheni kurrë. Ne gjithmonë mendojmë të sulmojmë.

Ndeshja ishte e vështirë, sidomos pjesa e dytë, por jemi shumë të kënaqur me kualifikimin. E dinim që edhe në kohën shtesë mund ta ndryshonim rezultatin duke luajtur futbollin tonë. Kam kampionë me karakter në skuadër.

Penalltitë? Kisha shumë alternativa, shumë lojtarë më kërkuan të gjuanin penallti.

Kjo është shumë e mirë për grupin. Pastaj, ne e dinim që Emiliano (Martinez) do ia priste dikujt”, deklaroi trajneri i Argjentinës..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat