Sonte miqësorja, Kosovë - Armeni

Futboll

Sonte miqësorja, Kosovë - Armeni

Më: 16 nëntor 2022 Në ora: 17:37
Sonte miqësorja, Kosovë-Armeni

Kombëtarja e Kosovës në futboll, sonte luan miqësoren kundër Armenisë.

‘Dardanët’ dhe armenët do të përballen në stadiumin ‘Fadil Vokrri’, në orën 18:00, në një miqësore që pritet të sjellë lojë interesante.

Trajneri i Kombëtares së Kosovës, Alain Giresse, në duel me Armeninë, por edhe në miqësoren me Ishujt Faroe pas tri ditësh, ka vendosur që t`u japë rastin lojtarëve të rinj në dy miqësoret e radhës.

“Për këto miqësore janë bërë afrime për t’u dhënë mundësi lojtarëve të rinj.

Kjo do të jetë një mundësi për ata që t’i shohim si prezantohen në arenën ndërkombëtare. Kjo është arsyeja pse kemi grumbulluar lojtarë të rinj. Do të luajnë të gjithë, do të mundohemi t’i fusim të gjithë në lojë që të tregojnë vlerat e tyre dhe për të parë formën e tyre fillimisht në stërvitje.

Ajo çfarë ka më shumë rëndësi është që lojtarët t’i tregojnë vlerat e tyre në fushën e lojës. Sa i përket lojtarëve të rinj janë kryesisht të rinj, por ka edhe të tjerë me përvojë”, ka thënë Giresse..

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat