Xavi: Realitet i hidhur

Futboll

Xavi: Realitet i hidhur

Më: 27 tetor 2022 Në ora: 11:08
Xavi: Realitet i hidhur

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, nuk e ka fshehur zhgënjimin pas humbjes ndaj Bajernit, ndonëse gjithçka ishte e kuptueshme pas fitores së Interit ndaj Plzenit. Ai ka falënderuar tifozët, duke premtuar reagim në La Liga.

“Duhet të përballemi me një realitet të trishtë për ne. Për fat të keq nuk jemi ngritur në nivelin e tifozërisë sonë që ka qenë e mrekullueshme. E sigurt se eliminimi para se të zbrisnim në fushë na ka kushtëzuar psikologjikisht.

Ishim të vetëdijshëm se u gjendëm në një grup tepër të ndërlikuar. Ka qenë kompeticion mizor për ne, por duhet të shohim përpara sepse sezoni nuk mbaron në tetor.

Nga jashtë duket një dështim spektakolar, por nga brenda do të bëjmë një analizë të thellë”, ka thënë Xavi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat