Laimer e pranon: Gjithmonë kam qenë tifoz i Liverpoolit

Futboll

Laimer e pranon: Gjithmonë kam qenë tifoz i Liverpoolit

Më: 29 shtator 2022 Në ora: 11:50
Laimer e pranon: Gjithmonë kam qenë tifoz i Liverpoolit

Mesfushori i RB Leipzig, Konrad Laimer, e ka pranuar se është tifoz i Liverpool-it.

Reprezentuesi austriak gjatë verës që lamë prapa kërkohej nga ‘The Reds’ dhe Bayern Munich.

Laimer në një intervistë për ‘Bild’ e ka lënë të hapur mundësinë e kalimit në ‘Anfield’.

“Unë jam një tifoz futbolli. Më pëlqen të shikoj Premier League. Unë gjithmonë kam qenë tifoz i Liverpool-it”, tha Laimer.

“Unë jam këtu dhe jam i fokusuar në skuadrën time. Unë jam në Leipzig dhe ndihem mirë. Më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë. Kur je i lidhur me një klube si ky, është njëfarë krenarie”, theksoi ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat