Shqipëria mbetet pa mbrojtje!

Futboll

Shqipëria mbetet pa mbrojtje!

Më: 31 gusht 2022 Në ora: 10:14
Shqipëria mbetet pa mbrojtje!

Fati duket sikur po punon kundër Edi Rejës në këtë fillim sezoni.

Mbrojtja e Kombëtares shqiptare përfundon në infermieri në momentin kur edhe pak javë na ndajnë nga dy ndeshjet e fundit të Ligës së Kombeve. Pas Gjimshitit dhe Dermakut, të njëjtin fat me ta e ka pësuar edhe Marash Kumbulla.

Mbrojtësi shqiptar u gradua titullar nga Zhoze Murinjo mbrëmjen e sotme kundër Monzës, por u detyrua të linte fushën përpara kohe.

Kumbulla pëson një dëmtim në pjesnë e pasme të kofshës dhe nuk mund të vazhdojë për më gjatë lojën. Mbetet për t’u parë se sa kohë do të zgjasë rekuperimi i tij.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat