Donnarumma replikon me gazetarin e Rai-t

Futboll

Donnarumma replikon me gazetarin e Rai-t

Më: 14 qershor 2022 Në ora: 23:48
Donnarumma replikon me gazetarin e Rai-t

Humbja e thellë 5-2 ndaj Gjermanisë në “Borussia Park”, ka tronditur jo pak Italinë, që tregoi sërish se është larg asaj skuadre që u shpall kampione Europe një vit më parë.

Portieri Donnarumma mbajti edhe shiritin e kapitenit, teksa pas ndeshjes u kritikua për një gabim të tij, por këtë herë nuk ngurroi të bëjë polemika me gazetarin e Rai-t.

“Sërish një gabim i imi? Por të fundit e kam bërë me Realin dhe ai ishte një faull ndaj meje. Nuk duhet të hapni polemika të kota. Nëse doni, më ngarkoni me përgjegjësi për humbjen, pasi isha kapiten i skuadrës, por mos u merrni me detaje të tilla.

Luanim ndeshjen e pestë në harkun e dy javëve dhe pas një sezoni të lodhshëm, nuk është aspak e lehtë. Megjithatë ne nuk jemi këta, ndaj në dhomat e zhveshjes duhet të shohim njëri-tjetrin në sy dhe të ndryshojmë menjëherë”, tha Donnarumma.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat